• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA: Prokurorët federalë paralajmërojnë akuza të reja kundër Hanter Bajden deri në fund të muajit

SHBA: Prokurorët federalë paralajmërojnë akuza të reja kundër Hanter Bajden deri në fund të muajit

Uashington, 7 shtator 2023 (MIA) -  Prokurorët federalë amerikanë planifikojnë të kërkojnë akuzë të re kundë djalit të presidenit Xho Bajden, Hanter Bajden deri në fund të muajit, njoftuan mediat amerikane duke iu referuar dokumenteve gjyqësore.

Dokumentet janë dorëzuar për posedim ilegal të armëve të zjarrit, me ç'rast Hanter Bajden akuzohet se ka pasur pistoletë derisa ka qenë duke u droguar, edhe pse prokurorët nuk pecizuan çfarë akuza do të kërkojnë.

Ai ka qenë nën hetim edhe për bizneset e tij. Sipas prokurorit shtetëror të Delaver, Dejvid Vajs, i sapoemëruar si porkuror special në hetim, akuzat në rastin për evazion fiskal dhe rastin për posedimin ilegal të armës kundër Hanter Bajden do të dorëzohen para 29 shtatorit.

Avokatët e tij komunikiuan se ai i ka respektuar kushtet nga marrëveshja fillestare me prokurorët për akuzën për armë ilegale, që do ta ruante djalin e presidentit Bajden nga përndjekja nëse nuk ka shkelje të reja ose probleme dy vite. Sipas avokatit të tij, marrëveshja mbetet në fuqi. Megjithatë, prokurorët nuk pajtohen me të. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR