• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA planifikon të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës

SHBA planifikon të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Uashington, 31 gusht 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara synojnë të forcojnë edhe më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin në takimin me homologun e tij ukrainas Rustem Umerov në Pentagon, njoftoi DPA.

Ostin tha se SHBA planifikon të forcojë më tej mbrojtjen ajrore të vendit dhe kjo do të diskutohet në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën javën e ardhshme në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani.

“SHBA dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të ofrojnë pajisje kyçe që Kievit i duhen për t'u mbrojtur kundër pushtimit të vazhdueshëm rus, i cili filloi në shkurt 2022", tha Ostin.

Umerov falënderoi SHBA-në dhe aleatët e saj për mbështetjen e tyre dhe tha se do të informojë Ostinin për situatën në fushën e betejës dhe nevojat aktuale të ushtrisë ukrainase.

Si-En-En më parë publikoi, duke iu referuar një zyrtari ukrainas, se Kievi gjithashtu planifikon t'i paraqesë qeverisë amerikane një listë të objektivave të mundshëm në Rusi.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kufizonin përdorimin e armëve të tyre vetëm për të  refuzuar ofensivën ruse në territorin e Ukrainës. ls/

Foto: EPA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR