• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA pas kërcënimeve iraniane dërgon përforcime në Gjirin Persik

SHBA pas kërcënimeve iraniane dërgon përforcime në Gjirin Persik

Uashington, 12 maj 2023 (MIA) - SHBA kumtoi Se po dërgojnë përforcime në Gjirin Persik pas, siç e quajtën ngacmim të shtuar nga Irani ndaj anijeve që lundrojnë me flamur ndërkombëtar.

Ministria e Mbrojtjes do të ndërmarrë një sërë lëvizjesh për të forcuar pozicionin tonë të mbrojtjes në Gjirin Persik, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Xhon Kirbi, duke shtuar se "do të ketë detaje mbi përforcimet në ditët në vijim".

Ai shtoi se në 15 vitet e fundit, Irani kishte "ngacmuar, sulmuar ose penguar" 15 anije tregtare që lundronin nën një flamur ndërkombëtar.

"Kemi parë kërcënime të përsëritura iraniane, konfiskim armësh dhe sulme ndaj anijeve tregtare, në ujërat ndërkombëtare dhe rrugët ujore strategjike në rajon. SHBA-ja nuk do të lejojë fuqitë e huaja ose rajonale të kërcënojnë lirinë e lundrimit përmes rrugëve ujore të Lindjes së Mesme, duke përfshirë ngushticën e Hormuzit, tha Kirbi. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR