• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA paralajmëron sistemim të ri në Lindjen e Afërt

SHBA paralajmëron sistemim të ri në Lindjen e Afërt

Uashington, 2 nëntor 2024 (MIA) - SHBA-ja paralajmëroi sistemim të ri të armëve dhe ushtrisë në Lindjen e Afërt gjatë "muajve në vijim" për "mbrojtje të Izraelit" dhe si paralajmërim për Iranin, kumtoi mbrëmë Pentagoni.

Në kumtesë ceket se Pentagoni është i qartë se, nëse Irani apo partnerët e tij dhe grupet e lidhura e shfrytëzojnë këtë situatë për sulme ndaj personelit amerikan apo interesave në rajon, SHBA-ja do t'i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtje.

Ky sistemim i ri ushtaral përfshin mbrojtje nga raketat balistike, aeroplanët luftarak, bombarduesit B-52 dhe lloje tët jera të aerioplanëve ushtarak.

Izraeli, aleati kryesor i SHBA-së, është në konflikt me Irnain dhe aleatët e tij rajonal prej fillimit të luftës në Gazë kundër Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. Krahas Hamasit, Izraeli po përballet edhe me Hezbollahun libanez në kufirin verior.

Më 26 tetor, aeroplanë izraelitë kryen sulm ndaj caqeve në Iran, si hakmarrje për sulmet me rreth 200 raketa të cilat Teherano i lansoi më 1 tetor ndaj Izraelit. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR