• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA paralajmëron lindjen e një "boshti të ri të së keqes" me pjesëmarrjen e Kinës dhe Rusisë

SHBA paralajmëron lindjen e një

Uashington, 21 mars 2024 (MIA) - Shefi i komandës së Indo-paqësorit dhe forcave ushtarake të SHBA-së, Xho Akilino deklaroi se evolucioni i marrëdhënieve midis Pekinit dhe Moskës "në mënyrë domethënëse" tregon në atë se situata aktuale po bëhet "më e rrezikshme" nga të gjitha që ka monitoruar në 40 vitet e saj të shërbimit.

Ai ka thënë se Kina po ndërton një fuqi të tillë ushtarake në një shkallë të paparë deri tani që nga Lufta e dytë botërore.

“Bashkëpunimi i atyre dy shteteve autoritare do të na vendos në një pozicion krejtësisht të ri sa i përket sigurisë”, tha Akilino gjatë marrjes në pyetje mbrëmë përpara Komitetit të Forcave të armatosura të Dhomës së përfaqësuesve.

"Më duket se kjo është mënyra e tyre për të luftuar me zgjerimin e aleancave të SHBA-së dhe partnerëve me aleatët tanë që ndajnë mendim të njëjtë në rajon. Në këtë mënyrë ata na kundërshtojnë", deklaroi ai.

Dhe duke pasur parasysh bashkëpunimin e gjerë me Korenë e Veriut dhe Iranin, të cilët janë përfshirë në furnizimin e Rusisë me armë për luftën në Ukrainë, "kjo duhet të shqetësojë mbarë botën", shtoi Akilino.

Përfaqësues të Pentagonit disa herë kanë bërë dallim midis Kinës dhe Rusisë në të kaluarën, ku potenciali ushtarak në rritje i Pekinit është emërtuar si sfidë, ndërsa Rusia dhe aktivitetet e saj si kërcënim.

Por marrëdhëniet midis Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit, Akilino i ka karakterizuar këtë si të rastësishme dhe si një "bosht të së keqes".

“Ne duhet të reagojmë në mënyrën e duhur”, tha ai.

QËNDRONI TË LIDHUR