• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja përkohësisht ka mbyllur pikën kufitare me Meksikën në Teksas

SHBA-ja përkohësisht ka mbyllur pikën kufitare me Meksikën në Teksas

Uashington, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka marrë një masë të përkohshme për mbylljen  e pikës kufitare Teksas-Meksikë për të “ndaluar lëvizjen e madhe të emigrantëve që mbërrijnë me hekurudhë dhe të mbrohet shëndeti dhe siguria e personelit të saj”, njoftuan sot nga Shtëpia e Bardhë. 

“Ne po punojmë ngushtë me Qeverinë meksikane në përpjekje për të zgjidhur këtë çështje, duke rritur personelin në rajon”, shtohet në deklaratën e raportuar nga mediat britanike.

Shtëpia e Bardhë, gjithashtu, publikoi se  vazhdon me komunikim të rregullt me subjektet afariste për të vlerësuar dhe zbutur ndikimin e këtyre masave për mbylljen e përkohshme. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR