• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA me sanksione për FSB ruse dhe Gardën revolucionare iraniane (PLT)

SHBA me sanksione për FSB ruse dhe Gardën revolucionare iraniane (PLT)

Uashington, 27 prill 2023 (MIA) - Autoritetet në SHBA kanë vendosur sanksione të reja për agjencinë ruse të zbulimit FSB dhe Gardën revolucionare iraniane për shkak të marrjes së pengjëve amerikanë, siç është gazetari i Uoll Strit Zhurnal, i arrestuar në Rusi muajin e kaluar, deklaruan përfaqësues të lartë të administratës.  

SHBA-ja "bën me dije se askush nuk mund të përfshihet në një sjellje të tillë të tmerrshme...pa paguar pasojat", tha një funksionar i lartë amerikan. 

Duke folur me gazetarët në një konferencë në kushte anonimiteti, përfaqësues të lartë të administratës Bajden thanë se masa kishte për qëllim të tregonte se do të ketë pasoja për ata që tentojnë të përdorin qytetarët amerikanë për mbështetje politike ose të kërkojnë lëshime nga Uashingtoni.

"Sanksionet e sotme janë një nga përpjekjet për të siguruar lirimin e shtetasve amerikanë, të arrestuar gabimisht jashtë vendit, për të promovuar përgjegjësinë për autorët dhe në këtë mënyrë për të parandaluar dhe penguar rastet e ardhshme”.

Përfaqësuesi zyrtar shtoi se masat e sotme janë të parat dhe se bëhet fjalë për më shumë sanksione. 

Rusia dhe Irani mbajnë një numër të madh të qytetarëve amerikanë në burgjet e tyre, për të cilët Uashingtoni thotë se janë të akuzuar në mënyrë joligjore dhe politike. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR