• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA me një paketë të re ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

SHBA me një paketë të re ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Uashington, 27 qershor 2023 (MIA) - SHBA do t'i japë Ukrainës një paketë të re ndihmë ushtarake me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi sot Pentagoni.

Pentagoni njoftoi ndihmën e re në shenjë mbështetjeje për Kievin në kohën kur Moska ende po merret me pasojat e një grusht shteti nga luftëtarët e grupit paraushtarak "Vagner".

Ndihma e re përfshin automjete luftarake "Bredli", transportues të blinduar "Strajker" dhe municione për sistemet raketore "Hajmars".

"Qëllimi i ndihmës është të forcojë aftësinë e Ukrainës për të kryer operacione kundërofensive, të forcojë aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore ... dhe t'i sigurojë asaj mjete të tjera për të zmbrapsur forcat ruse", citohet në kumtesën e Pentagonit.

Kjo është paketa e 41-të e ndihmës amerikane për Kievin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR