• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA: Krimeja është ukrainase, asnjëherë nuk do ta njohim aneksimin rus të gadishullit

SHBA: Krimeja është ukrainase, asnjëherë nuk do ta njohim aneksimin rus të gadishullit

Uashington, 27 shkurt 2023 (MIA) - Para nëntë viteve Rusia ka kryer invazion ndaj Ukrainës dhe e ka okupuar Krimenë, gjë që është shkelje e pastër e së drejtës ndërkombëtare dhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. SHBA-ja nuk e njeh dhe asnjëherë nuk do ta njeh gjoja aneksimin rus të gadishullit, kumtoi mbrëmë Departamenti i Shtetit.

SHBA-ja po ashtu ka premtuar se sanksionet mbeten derisa Rusia nuk ia kthen Ukrainës kontrollin ndaj Krimesë.

"Krimeja është Ukrainë. SHBA-ja asnjëherë nuk do të njeh pohimin e Rusisë për sovranitetin ndaj gadishullit. I bëjmë thirrje Rusisë që t'i japë fund okupimit të Krimesë", deklaroi zëdhënësi Ned Prajs.

SHBA-ja po ashtu i përshëndet përpjekjet e Ukrainës me Platformën e Krimesë për përqëndirmin e vëmendjes globale për okupimin e vazhduar të Rusisë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR