• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHBA konfirmoi se ka lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjata veprimi për të sulmuar Rusinë

SHBA konfirmoi se ka lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjata veprimi për të sulmuar Rusinë

Uashington, 19 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Brajan A. Nikols konfirmoi zyrtarisht se Shtëpia e Bardhë ka lejuar Ukrainën të shfrytëzojë armë me rreze të gjata veprimi për sulme ndaj territorin rus.

Ai theksoi se konflikti filloi me pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës nga Rusia. Sipas tij, Rusia kontrollon se sa do të zgjas lufta dhe vendimi për t'i dhënë fund konfliktit varet tërësisht nga veprimet e Moskës.

Nikols theksoi se lufta mund të përfundojë menjëherë nëse Rusia tërheq trupat e saj nga Ukraina dhe fillon të respektojë kufijtë e saj.

Sipas tij, miratimi i presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, që Kievi të mund të përdorë armë me rreze të gjata veprimi, mund të përforcojë aftësinë e Ukrainës për ta mbrojtur territorin e saj.

Nikols shfaqi shpresë se vendimi i Bajdenit mund ta shtyjë Rusinë të njohë pakuptimsinë e veprimeve të saj dhe të fillojë bisedime paqesore ose të tërhiqet krejtësisht nga Ukraina.

Administrata e Bajdenit dy ditë më parë, miratoi përdorimin e armëve amerikane për sulme ndaj Rusisë. Sipas portalit Aksios, përdorimi i armëve me rreze të gjata veprimi është ende i kufizuar në rajonin Kursk. Por, burime anonime deklaruan për "Uolstrit xhërnal" se Uashingtoni sipas të gjitha gjasave planifikon të zgjerojë zonën. rq/bsh/

Foto: Departamenti i shtetit

QËNDRONI TË LIDHUR