• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut për shkak të krimit kibernetik

SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut për shkak të krimit kibernetik

Uashington, 23 maj 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, me shënjestër katër subjekte dhe një individ të përfshirë në larje parash dhe aktivitete kibernetike, njoftoi Ministria amerikane e Financave.

Kim Sang-man dhe kompania softuerike Çinyon me bazë në Korenë e Veriut janë subjekt i sanksioneve nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut për aktivitetet e tyre në teknologjisë e informatikës, tha ministria.

Tre kompanitë e tjera - Qendra kërkimore e njëqind e dhjetë, Universiteti i Automatizimit në Pjongjang dhe Byroja e Kërkimeve Teknike - u sanksionuan më parë nga Koreja e Jugut për operacione kibernetike dhe gjenerimin e të ardhurave të paligjshme që mbështesin programet e armëve të shkatërrimit në masë që po zhvillon në Korënë e Veriut. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR