• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA ka miratuar testin e parë për të vlerësuar rrezikun e varësisë nga opioidet

SHBA ka miratuar testin e parë për të vlerësuar rrezikun e varësisë nga opioidet

Uashington, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Agjencia amerikane për ushqim dhe barna (FDA) kumtoi se e ka miratuar testin e parë për vlerësim nëse ekziston rrezik nga varësia e përdorimit të opioideve te disa individë.

Siç raportohet nga agjencitë e huaja, testi i quajtur AvertD (AvertD) është zhvilluar nga kompania farmaceutike SOLVD dhe është destinuar për përdorim përpara përdorimit të parë të barnave opioidë oralë, si qetësuesit e dhimbjeve, te njerëzit që i kanë marrë ato nga 4 deri në 30 ditë, si për shembull pacientët që do t'i nënshtrohen një procedure kirurgjikale.

Është një test laboratorik gjenetik i cili jepet vetëm me recetë për pacientët mbi moshën 18 vjeç, të cilët nuk kanë përdorur më parë medikamente kundër dhimbjeve nga goja.

Testi përfshin marrjen e strishos nga fytyra e pacientit për të mbledhur një mostër të ADN-së që më pas përdoret për të përcaktuar nëse ekziston një kombinim i varianteve gjenetike që mund të shoqërohen me një rrezik në rritje të zhvillimit të një çrregullimi të përdorimit të opioideve.

AvertD nuk është menduar për përdorim te pacientët që trajtohen për dhimbje kronike, kumtoi FDA.

FDA vendosi të ndërmarrë këtë hap pas epidemisë me keqpërdorimin e opioideve në të gjithë SHBA-në, nga pasojat e së cilës kanë vdekur më shumë se gjysmë milionë njerëz në 20 vitet e fundit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR