• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA hapi një bazë raketore në Poloni

SHBA hapi një bazë raketore në Poloni

Varshavë, 13 nëntor 2024 (MIA) - SHBA sot zyrtarisht hapi bazën e re për mbrojtje kundërraketore në Poloninë veriore në kushte kur Varshava bën përpjekje t'i bind qytetarët e saj se NATO-ja e garanton sigurinë e tyre.

Frikat për sigurinë gjoja janë rritur pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E vendosur në qytetin Rexhikovë në bregun baltik në vend, baza është ndërtuar nga fillimi i shekullit, ndërsa Varshava thotë se e simbolizon forcën e aleatit të saj ushtarak me Uashingtonin, pa dallim se kush është në Shtëpinë e Bardhë.

"Nevojitet kohë, por lokacioni e dëshmon përcaktimin gjeostrategjik të SHBA-së, shënoi mbrëmë në X ministri polak i punëve të jashtme Radosllav Shikorski.

"Aleati polako-amerikan është i fortë, pa dallim se kush është në pushtet në Uashington dhe Varshavë", shtoi ai.

Presidenti polak konservator Andzhej Duda, i cili i theksoi marrëdhëniet e mira me Trampin, do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme për hapjen e bazës. sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR