• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA: Hamasi zotohet të lirojë 20 persona të tjerë gjatë dy ditëve

SHBA: Hamasi zotohet të lirojë 20 persona të tjerë gjatë dy ditëve

 Uashington,  27 nëntor 2023 (MIA) -  SHBA-ja ka konfirmuar se Izraeli dhe Gaza kanë rënë dakord për vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit – në ç'rast zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare Xhon Kirbi tha se Hamasi "është zotuar të lirojë edhe 20 gra dhe fëmijë në dy ditët e ardhshme".

Siç raportoi Bi-Bi-Si, Kirbi vlerësoi se tetë deri në nëntë nga pengjet e mbetur janë amerikanë dhe tha se shpreson që amerikanët të ishin mes atyre që u liruan më vonë sot. 

 Ai tha se mosmarrëveshja për lirimin e pritshëm të sotëm është rreth asaj "nëse dy nëna mund të dalin me fëmijët e tyre", por, sipas tij, tani "duket se kjo është zgjidhur".

 Deri më tani është liruar vetëm një shtetase amerikano-izraelite, katërvjeçarja Abigail Ajdan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR