• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA e dënoi aktivitetin e madh kibernetikë nën organizimin e kinezëve

SHBA e dënoi aktivitetin e madh kibernetikë nën organizimin e kinezëve

Uashington, 25 maj 2023 (MIA) – Një grup hakerësh i sponsorizuar nga shteti kinez është i infiltruar në rrjetet e mëdha infrastrukturore të SHBA-së, bëri të ditur dje Uashingtoni, aleatët e saj perëndimorë dhe Majkrosoft duke paralajmëruar se aksione të ngjashme mund të ndodhin në mbarë botën.

Në deklaratën e përbashkët të autoriteteve të sigurisë së informacionit në SHBA, Kanada, Britani të Madhe dhe Zelandë e Re rekomandohet për një "sërë aktivitetesh" të ndërlidhura me "aktorin kibernetik shtetëror kinez të njohur si Vol tajfun".

"Një aktivitet i tillë ndikon në rrjetet e sektorëve kryesorë infrastrukturor amerikan dhe subjekti që kryen sulmet mund të aplikojë të njëjtat metoda ... në mbarë botën", thuhet në kumtesë.

Derisa Majkrosoft-i kumtoi se "Volt tajfun" është aktiv që nga mesi i vitit 2021, ndër të tjera ka pasur si qëllim infrastrukturën e rëndësishme në ishullin Guam, ku është locuar baza e madhe ushtarake amerikane në Oqeanin Paqësor.

"Sjellja e vëzhguar çon në përfundimin se aktori keqdashës ka pasur qëllim të përfshihet në spiunazh dhe të ruajë qasjen (në infrastrukturë) sa më gjatë të jetë e mundur pa u zbuluar", theksohet mes tjerash në deklaratën e grupacionit teknologjik amerikan.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR