• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA do t'i sigurojë Ukrainës edhe një sistem tjetër "Patriot"

SHBA do t'i sigurojë Ukrainës edhe një sistem tjetër

Uashington, 12 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden planifikon që t'i sigurojë Ukrainës edhe një sistem tjetër për mbrojtje ajrore "Patriot" për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse, publikoi "Njujork tajms", duke iu referuar burimeve anonime të qeverisë amerikane.

Bajden vendimin e ka marrë pas një sërë takimesh të nivelit të lartë javën e kaluar, publikoi gazeta.

Sipas "Njujork Tajms", sistemi për të cilin bëhet fjalë ndodhet në Poloni dhe mund të vendoset në vijën e frontit në Ukrainë brenda disa ditësh. Përderisa është konfirmuar, ai do të ishte sistemi i dytë “Patriot” i prodhimit amerikan që Uashingtoni do t'ia dërgojë Kievit.

Bajdeni dha dritë të gjelbër për sistemin e parë para 18 muajsh kur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski udhëtoi në SHBA për herë të parë që nga invazioni rus i Ukrainës që të mbajë fjalim para Kongresit amerikan. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR