• e enjte, 18 korrik 2024

SHBA dhe Kina përgatisin takim mes Bajdenit dhe Xhinping në San Francisko

SHBA dhe Kina përgatisin takim mes Bajdenit dhe Xhinping në San Francisko

Uashington, 28 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja dhe Kina u pajtuan të punojnë së bashku në samitin e pritur mes presidentëve të dy vendeve, Xho Bajden dhe Si Xhinping muajin e ardhshëm, kumtuan dje përfaqësues zyrtarë amerikanë, pas takimeve disaorëshe mes ministrit kinez të Punëve të Jashtme Vang Ji dhe diplomatëve të lartë amerikanë në Uashington.

Në vizitën e parë të ministrit kinez të Punëve të Jashtme në Uashington në vitin 2018, diplomati veteran Vang Ji, po ashtu u takua me Bajdenin për një orë, në biseda të cilat Shtëpia e Bardhë i ka përshkruar si "mundësi e mirë" që të mbahen linje të hapura të komunikimit mes dy rivalëve gjeopolitikë, me dallime të thella në poliitkë.

"Takimet e Vang me sekretarin shtetëror amerikan Entoni Blinken dhe këshilltarin amerikan për siguri kombëtare Xhejk Salivan gjatë dy ditëve kanë zgjatur gjithsej nëntë orë", thanë persona amerikanë zyrtarë, duke i përshkruar interaksionet si "të sinqerta". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR