• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA dënon dënimin e ri me 19 vjet burg për Navalnin

SHBA dënon dënimin e ri me 19 vjet burg për Navalnin

Uashington, 4 gusht 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan sot vendimin e gjykatës ruse që e dënoi me 19 vjet burgim politikanin opozitar Aleksej Navalni.

“Ky është një fund i padrejtë i një procesi të padrejtë”, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Shtohet se Kremlini prej vitesh po përpiqet t'ia mbyllë gojën Navalnit dhe se me procedurën e re autoritetet ruse kanë treguar edhe një herë se ata që guxojnë të kritikojnë regjimin nuk mund të llogarisin në një gjyq të drejtë.

“Për vite me radhë, Kremlini është përpjekur t'ia mbyllë gojën Navalnit dhe të parandalojë thirrjet e tij për transparencë dhe llogaridhënie që të arrijnë te populli rus. Duke e kryer këtë gjyq të fundit në fshehtësi dhe duke kufizuar qasjen e avokatëve të tij në provat e pretenduara, autoritetet ruse kanë ilustruar edhe një herë pa bazën e çështjes së tyre dhe mungesën e procesit të rregullt të ofruar për ata që guxojnë të kritikojnë regjimin". ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR