• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA dënon ashpër sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës, ftoi për përmbajtje nga Beogradi dhe Prishtina

SHBA dënon ashpër sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës, ftoi për përmbajtje nga Beogradi dhe Prishtina

Uashington, 25 shator 2023 (MIA) - SHBA dënon ashpër sulmet e djeshme të dhunshme të "koordinuara" ndaj policisë së Kosovës në afërsi të manastirit Banjska dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit kosovar i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Siç deklaroi sekretari i shtetit Entoni Blinken sot " autorët e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi përmes një procesi transparent".

"Ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të nxisë më tej tensione dhe t'i qasen menjëherë koordinimit me partnerët ndërkombëtar për ta depërshkallëzuar situatën, për të garantuar siguri dhe sundimin e ligjit dhe për t'u kthyer në dialogun e ndërmjetësuar në BE", deklaroi ai.

Nga SHBA thonë se policia e Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Nga atje e vlerësojnë lartë koordinimin e ngushtë të policisë kosovare me mision e BE-së për sundimin e ligjit dhe forcat e NATO-s, veçanërisht në sigurimin e civilëve.

SHBA-ja vazhdon të ndjek rrjedhën e ngjarjeve dhe të koordinohet me të gjitha palët e përfshira, thuhet në komunikatë.  rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR