• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHBA: BeH larg BE-së për shkak të korrupsionit dhe etnonacionalizmit

SHBA: BeH larg BE-së për shkak të korrupsionit dhe etnonacionalizmit

Sarajevë, 18 nëntor 2024 (MIA) – Situata politike në Bosnjë e Hercegovinë është thellë shqetësuese, ndërsa vendi duhet të presë me dekada për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse politikanët vazhdojnë me sjelljen e tanishme, deklaroi ambasadori amerikan në Sarajevë, Majkëll Marfi. 

Ai theksoi se korrupsioni dhe manipulimet janë arsye kryesore për dominimin e partive “etnonacionaliste”, të cilat në vend që të punojnë për të mirën e popullit, sigurojnë fitim personal. 

Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi kërkon përmirësim të integritetit të procesit zgjedhor dhe vazhdimin e rolit të Zyrës së përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar derisa situata të stabilizohet. 

Duke reaguar për deklaratat e Marfit, lideri i Republika Sërbska, Millorad Dodik, e akuzoi ambasadorin për “ndotje të hapësirës publike dhe mbrojtjen e kriminelëve”. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR