• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA, BE dhe vendet arabe apelojnë për armëpushim në kufirin libanezo-izraelitë

SHBA, BE dhe vendet arabe apelojnë për armëpushim në kufirin libanezo-izraelitë

Uashington, 27 shtator 2024 (MIA) - SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, së bashku me aleatët e tjerë dhe tre vende arabe u bënë thirrje qeverive të Izraelit dhe Libanit për armëpushim të menjëhershëm 21-ditor, ndërkohë shprehën mbështetjen për armëpushim në Rripin e Gazës, thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesë theksohet se situata ndërmjet Libanit dhe Izraelit është e patolerueshme që nga 8 tetori i vitit të kaluar gjegjësisht një ditë pas fillimit të konfliktit në Rripin e Gazës dhe paraqet një rrezik të papranueshëm të përshkallëzimit në rajon.

"Prandaj ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në kufirin libanezo-izraelitë për 21 ditë që t'i dhënë hapësirë për ​​diplomaci, për përfundimin e marrëveshjes diplomatike", thuhet në kumtesë.

Deklaratën e nënshkroi SHBA-ja, Franca, BE-ja, Gjermania, Italia, Australia, Japonia, Kanadaja, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Armiqësitë ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah janë përshkallëzuar javët e fundit dhe kanë ngritur frikën e një lufte rajonale. Kryetari i armatës izraelite, gjenerali Herzi Halevi, paralajmëroi se armata po përgatitet për një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut në Liban.

Nga kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dje, disa orë pasi disa media izraelite publikuan se autoritetet rreth pasdites prisnin një armëpushim në Liban, publikuan se pretendime të tilla ishin jo të vërteta. Netanjahu nuk iu përgjigj as një propozimi amerikano-francez për armëpushim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR