• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sharl Mishel tërhiqet nga gara për deputet në Parlamentin Evropian

Sharl Mishel tërhiqet nga gara për deputet në Parlamentin Evropian

Bruksel, 26 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel sonte bëri të ditur se ka vendosur të tërheq kandidaturën e tij për deputet në Parlamentin Evropian në zgjedhjet në qershor dhe se planifikon të përfundojë mandatin e tij të plotë që i skadon në nëntor.

"Nuk do të jem kandidat në zgjedhjet evropiane", ka bërë të ditur Mishel në faqen e tij në Fejsbuk.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ai ka theksuar se nuk dëshiron që kandidatura e tij për eurodeputet ta largojë atë nga misioni, të dëmtojë Këshillin e BE-së dhe projektin evropian apo të keqpërdoret në çfarëdo mënyre që të krijohen përçarje në institucionin me të cilin menaxhon.

"Besoj se duhet të punojmë pa prajë për unitetin evropian. Sulmet personale theksohen gjithnjë e më shumë para argumenteve faktike - besoj se kjo shtrembëron diskursin objektiv demokratik. Në nivel personal, kjo më bën të mendoj për domethënien dhe ndikimin e angazhimit tim për të cilin kam shpenzuar 30 vjet të jetës sime, jo vetëm për mua, por edhe për ata që kam afër", ka thënë Mishel.  

"Të gjitha përpjekjet e mia, me vendosmëri do ua kushtojë angazhimeve të mia aktuale", deklaroi Mishel, duke shtuar se në fund të mandatit do të ndajë kohë për të menduar mbi natyrën dhe kahen e angazhimit të ardhshëm.

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR