• e martë, 24 dhjetor 2024

Sharl Mishel kundër bojkotit të presidencës hungareze me BE-në

Sharl Mishel kundër bojkotit të presidencës hungareze me BE-në

Bruksel, 31 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel ka njoftuar se është kundër idesë për bojkotin e samiteve të ardhshme evropiane nën presidencën hungareze të BE-së, duke e quajtur atë një "ide të mirë të rreme".

Hungaria - kryeministri i së cilës Viktor Orban dallohet brenda Bashkimit Evropian për simpatitë e tij me Rusinë - do të jetë nikoqir i samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) më 7 nëntor, ku do të marrë pjesë Gjeorgjia, e ndjekur nga një takim i liderëve të BE-së më 8 nëntor.

"Bojkotimi i takimit në Budapest është një ide shumë e keqe", tha Mishel gjatë një vizite në Gjenevë, ku u takua me krerët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe agjencive kryesore të KB-së.

"E di që disa janë në tundim të bojkotojnë sepse ka acarim në një numër kryeqytetesh për deklaratat apo udhëtimet e kryeministrit hungarez; dhe po përpiqem t'i bind miqtë e mi që besojnë thellësisht në unitetin evropian dhe integrimin evropian që të mos tundohen nga një ide e mirë e rreme", shtoi ai.

Orban tha në Tbilis të martën se zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, rezultatet e të cilave u kontestuan ashpër nga opozita pro-BE, ishin "të lira dhe demokratike". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR