• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHAM dhe IKOMOS: Me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shkatërrohet trashëgimi kulturore me pasoja katastrofike

SHAM dhe IKOMOS: Me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shkatërrohet trashëgimi kulturore me pasoja katastrofike

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Shoqatës Arkeologjike të Maqedonisë (SHAM) dhe IKOMOS Maqedoni në tubimin e sotëm para Kuvendit u dërguan apel deputetëve që ta parandalojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, me të cilat, siç thonë, në mënyrë të paskrupult dhe të vetëdijshme shkatërrohet trashëgimia kulturore me pasoja katastrofike, ndërsa në emër të "interesit më të madh publik", pas së cilit fshihet "ujdi përfituese e përmasave të mëdha".

Ndryshe, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të nenit 65 të këtij Ligji, propozohet në nenin 65 të paragrafit 2 të shtohet një paragraf i ri 3, i cili do të mundësonte, në qoftë se gjatë punimeve ndërtimore për projekte me rëndësi shtetërore gjendet një lokacion arkeologjik, gjegjësisht objekt me rëndësi arkeologjike, zbatuesi i punimeve për këtë zbulim rastësor ta njoftojë inxhinierin mbikëqyrës, duke e anashkaluar dispozitën ekzistuese ligjore i njëjti të paraqitet drejtpërdrejt në institucionin kompetent publik për mbrojtje ose në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

SHAM dhe IKOMOS tubim Foto/MIA
Ordançe Petrov i Shoqatës Arkeologjike të Maqedonisë së Veriut gjatë tubimit sot deklaroi se me propozimin për plotësimin e nenit 65 të këtij Ligji, me procedurë të shkurtuar, legalizohet shkatërrimi i pakthyeshëm i trashëgimisë kulturore nën omberrën e shtetit. Siç theksoi, në rajonin ku janë paraparë ndërhyrjet infrastrukturore për Korridoret 8 dhe 10d tashmë ekzistojnë lokalitete të regjistruara arkeologjike.
 
"Nuk guxoni të lejoni që një inxhinier mbikëqyrës, i cili nuk ka njohuri, asnjë gram arsimim, përvojë e aq më pak kompetenca nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të vendosë se çfarë është trashëgimia kulturore. Çfarë më tej? Me cilat resurse juridike ose operative do të veprojë ai për mbrojtjen e tij? Ose ky është qëllimi i ndryshimit, të fshihet dhe shkatërrohet trashëgimia kulturore që të mos (përballet me realizimin e projektit me vështirësi për shkak të obligimeve të cilat ndodhin për zbatuesit e punimeve gjatë gjetjes së një lokaliteti arkeologjik, gjegjësisht objekti me rëndësi arkeologjike‟, thekson ai.
 
Sipas Petrovit, shkatërrimi i vetëdijshëm dhe fshehja e trashëgimisë kulturore është vepër penale.
 
"A jeni të vetëdijshëm se aksi Trebenisht - Strugë - Qafthanë është pjesë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të rajonit të Ohrit, nën mbrojtjen e UNESKO-s? A jeni të vetëdijshëm se sa ligje dhe konventa ndërkombëtare që janë ratifikuar në këtë shtet do t'i shkelni duke e ngritur dorën "pro" këtyre ndryshimeve? Zotërinj deputetë, shkatërrimi i vetëdijshëm dhe fshehja e trashëgimisë kulturore është vepër penale pa precedencë kur këtu kyçet organi më i lartë i shtetit i cili gjegjësisht duhet të kujdeset për të njëjtin", shtoi Petrov.
SHAM dhe IKOMOS tubim Foto/MIA
 
Kristina Biceva nga IKOMOS Maqedoni e Veriut në tubimin e sotëm deklaroi se me këtë ndryshim dhe plotësim të propozuar të këtij neni të Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, mundësohet përjashtimi dhe derogimi i instancave kompetente profesionale dhe kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, gjegjësisht të institucioneve të sistemit për mbrojtje që janë të specializuar, të kualifikuar dhe përgjegjës për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
 
Gjithashtu, siç tha, ky propozimligj është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë edhe Konventën e rishikuar evropiane për Тrashëgimi Кulturore të Këshillit të Evropës nga Vаleta, e ratifikuar në vendin tonë në vitin 2005.
Kristina Biceva nga IKOMOS Maqedoni e Veriut FOTO/MIA 
 
"Propozimligji është në kundërshtim edhe me Kartën për mbrojtjen dhe menaxhimin me trashëgiminë kulturore të IKOMOS-it e cila e potencon nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë midis investitorëve të projekteve zhvillimore dhe personave profesionistë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Kjo është në kontekst të mbrojtjes tashmë të realizuar të integruar të trashëgimisë kulturore në sistemin tonë juridik, në më shumë ligje që garantojnë trajtim përkatës të trashëgimisë kulturore në sistemin e planifikimit hapësinor dhe urbanistik, si edhe gjatë zbatimit të projekteve infrastrukturore", thotë Biceva.
 
Siç theksoi, nëse ky projektligj vihet në debat parlamentar, edhe përkundër parimeve shkencore dhe indikacioneve të tyre, ata kërkojnë nga deputetët në Kuvend që të mos e pranojnë atë, duke apeluar në vetëdijen dhe ndërgjegjen e tyre individuale.
Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR