• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shallenberg: Për shkak të sigurisë dhe stabilitetit, është e nevojshme të shtyhet përpara ideja për zgjerimin e BE-së

Shallenberg: Për shkak të sigurisë dhe stabilitetit, është e nevojshme të shtyhet përpara ideja për zgjerimin e BE-së

Luksemburg, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shallenberg, sot deklaroi se siguria dhe stabiliteti janë synim gjeostrategjik i Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye duhet të shtyhet përpara ideja për zgjerimin e Unionit.

Para fillimit të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, që po mbahet në Luksemburg, ai tha se Austria po angazhohet për konceptin e integrimit gradual.

"Do të thotë, jo gjithmonë duhet të jetë anëtarësim i plotë, por ju mund të ecni drejt tij hap pas hapi pa sakrifikuar qëllimin përfundimtar të anëtarësimit të plotë.Deri më tani ne kemi pasur një mënyrë të të menduarit - ose anëtarësim të plotë ose asgjë. Dhe them, për shembull, kjo nuk na pengon të përfshijmë disa vende të Ballkanit Perëndimor në rrjetin trans-evropian”, shtoi Shallenberg. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR