Shalenberg: Austria do të fillojë me deportimin e sirianëve pas stabilizimit të gjendjes në këtë vend
- Shefi i diplomacisë austriake, Aleksandar Shalenberg deklaroi se deportimi potencial i qytetarëve sirian nga Austria mund të fillojë vetëm kur të stabilizohet gjendja në Siri, por se tani për tani është e pamundur të parashihet se kur kjo mund të ndodhë.
Vjenë, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë austriake, Aleksandar Shalenberg deklaroi se deportimi potencial i qytetarëve sirian nga Austria mund të fillojë vetëm kur të stabilizohet gjendja në Siri, por se tani për tani është e pamundur të parashihet se kur kjo mund të ndodhë.
"Gjëja më normale dhe më e arsyeshme në botë është të themi se do ta bëjmë sa më shpejt. Nuk e di kur do të jetë. A mund të shihni në të ardhmen?", deklaroi Shalenberg, raportojnë mediat britanike.
Ai theksoi se do të nevojitet kohë për t'u sqaruar situata në Siri, duke paralajmëruar "skenarin libanez" në vend.
MPJ-ja austriake të hënën njoftoi se qeveria ka urdhëruar të pezullohen kërkesat për azil nga shtetasit sirian në vend, pasi të dielën sirianët e morën Damaskun, ndërsa presidenti Bashar Al Asad ka ikur në Rusi.
Ministria njoftoi se e ka pezulluar edhe programin për bashkimin familjar, sipas të cilit familjet e refugjatëve mund t'u bashkohen atyre në Austri.
Në të njejtin veprim ka vendosur edhe qeveria gjermane, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin njoftoi se e kanë ndërprerë shqyrtimin e kërkesës për azil nga qytetarët sirianë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s