• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shërbimi ukrainas i sigurisë: Kërkesat e Rusisë për Kievin "cinike"

Shërbimi ukrainas i sigurisë: Kërkesat  e Rusisë për Kievin

Kiev, 1 prill 2024 (MIA) - Shërbimi ukrainas i sigurisë ka njoftuar se kërkesat e Rusisë drejtuar Kievit që t'ia dorëzojë palës ruse njerëzit përgjegjës në Ukrainë, siç tha Moska, për akte terroriste në territorin rus janë "të pavlera" dhe "cinike", të cilat vijnë nga shteti terrorist, publikuan mediat britanike dhe franceze.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës përkujtoi se vetë presidenti rus Vladimir Putin është lëndë e urdhër-arrestit ndërkombëtar.

"Deklarata për terrorizëm tingëllojnë si cinike, të cilat vijnë nga vetë shtetit terrorist. Për këtë, çfarëdo qoftë fjalë nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme janë të pavlera dhe cinike", thuhet në kumtesën e Shërbimit të sigurisë së Ukrainës.

Mes kërkesave të Rusisë ishte që Ukraina t'ia dorëzojë Rusisë, shefin e Shërbimit ukrainas të sigurisë, Vasil  Maluk. Ai e udhëheq departamentin diçka më shumë se një vit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR