• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shërbimi i përfaqësuesit tregtar të SHBA-së ka shtuar Bjellorusinë dhe Bullgarinë në listën e vëzhgimit

Shërbimi i përfaqësuesit tregtar të SHBA-së ka shtuar Bjellorusinë dhe Bullgarinë në listën e vëzhgimit

Uashington, 26 prill 2023 (MIA) - Shërbimi i përfaqësuesit tregtar të SHBA-së (USTR) ka shtuar Bjellorusinë dhe Bullgarinë në listën e saj të vëzhgimit për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Minsku u shtua në listë për shkak të një ligji të ri që legalizon përdorimin e paautorizuar të veprave me të drejtë autori nga vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në mbështetjen e luftës së udhëhequr nga Rusia në Ukrainë.

Bullgaria, një aleat i SHBA-së në NATO, është në listën e vëzhgimit sepse Sofja nuk i ka trajtuar mjaftueshëm mangësitë në hetimin e saj në rastet e piraterisë në internet. Vitin e kaluar, USTR njoftoi se do të bënte një rishikim të Bullgarisë pikërisht për këtë arsye.

Raporti tani përfshin 29 vende në listën e vëzhgimit ose monitorim prioritar për mangësitë dhe shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale. Lista prioritare e këtij viti përfshin Kinën, Kilin, Argjentinën, Indinë, Indonezinë, Rusinë dhe Venezuelën. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR