• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shërbimi i inteligjencës në Danimarkë: Kërcënimi nga terrorizmi në vend po rritet

Shërbimi i inteligjencës në Danimarkë: Kërcënimi nga terrorizmi në vend po rritet

Kopenhagë, 21 mars 2024 (MIA) - Kërcënimi nga terrorizmi në Danimarkë dhe kundër interesave të saj jashtë vendit është rritur, kumtoi sot shërbimi i inteligjencës së sigurisë (PET).

Siç qëndron në raport, konflikti në Gazë midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, si dhe seria e incidenteve vitin e kaluar në të cilat janë djegur kopjet e Kuranit, librit të shenjtë islam, kontribuuan në përkeqësimin e situatës së sigurisë.

Agjencia thotë se PET ka ruajtur vlerësimin e përgjithshëm të nivelit të kërcënimit në katër që është i dyti në shkallën nga një deri në pesë, por tha se rreziqet në kuadër të atij niveli janë rritur. rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR