• e enjte, 18 korrik 2024

Shërbimet kufitare ukrainase: Kamionistët polakë bllokojnë pikë kyçe në kufirin ukrainas

Shërbimet kufitare ukrainase: Kamionistët polakë bllokojnë pikë kyçe në kufirin ukrainas

Kiev, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Shoferët polakë të kamionëve sot e vazhduan bllokimin e pikës kryesore kufitare në kufirin ukrainas-polak, një javë pasi është hequr, njoftuan sot shërbimet kufitare ukrainase.

"Sot pas orës 15:00 (sipas kohës lokale) transportuesit polakë nisën aksionet protestuese afër pikës kufitare Dorohusk - Jagodin", deklaruan shërbimet kufitare në Telegram, duke iu referuar informacioneve nga autoritetet kufitare polake. 

Tani për tani, përfaqësuesit e autoriteteve transportuese ukrainase nuk komentojnë. si/bsh/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR