Shërbimet e inteligjencës amerikane: Irani sipas gjitha gjasave nuk do të heqë dorë nga kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit
- – Irani sipas gjitha gjasave nuk do ta hapë Ngushticën e Hormuzit së shpejti, sipas raporteve të fundit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, sepse kontrolli mbi kalimin është përparësia e vetme e rëndësishme e Teheranit në raport me SHBA-në, njoftuan burimet.
- Post By Fitore Curri
- 12:07, 4 prill, 2026
Uashington, 4 prill 2026 (MIA) – Irani sipas gjitha gjasave nuk do ta hapë Ngushticën e Hormuzit së shpejti, sipas raporteve të fundit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, sepse kontrolli mbi kalimin është përparësia e vetme e rëndësishme e Teheranit në raport me SHBA-në, njoftuan burimet.
Raportet sugjerojnë se Irani ka mundësi të vazhdojë ta kufizojë transitin përgjatë ngushticës që t’i ruajë çmimet e larta të energjisë dhe të kryejë presion ndaj presidentit amerikan Donald Tramp që të veprojë shpejtë gjatë ndalesës pesë javore, njoftoi Gardian.
Analistët paralajmëruan se hapja e detyrueshme e kalimit mund të jetë e shtrenjtë dhe potencialisht mund ta tërheqë SHBA-në në konflikt tokësor afatgjat.
Trampi në platformën Truth Social sugjeroi se forcat amerikane lehtë mund ta hapin kalimin dhe ta ndërmarrin kontrollin mbi naftë.
Raportet, gjithashtu, sugjerojnë se lufta, edhe pse ka për qëllim ta ulë fuqinë ushtarake iraniane, ka mundësi ta rritë ndikimin rajonal të Teheranit, duke demonstruar aftësinë e tij që të kërcënohet në rrugën ujore kyçe. fc/
Foto: Arkivi