• e shtunë, 04 prill 2026

Dy aeroplanë ushtarakë amerikanë janë kapur mbi Iran dhe Gjirin Persik, Trampi siguron se kjo nuk do të ndikojë në bisedime

Dy aeroplanë ushtarakë amerikanë janë kapur mbi Iran dhe Gjirin Persik, Trampi siguron se kjo nuk do të ndikojë në bisedime

Teheran/Uashington, 4 prill 2026 (MIA) – Dy aeroplanë ushtarakë amerikanë janë kapur mbi Iran dhe Gjirin Persik, njoftuan përfaqësues iranianë dhe amerikanë, me çka dy pilotë ishin shpëtuar, ndërsa i treti ende është i zhdukur dhe atë po e kërkojnë forcat e Teheranit. 

Incidentet i ilustrojnë rreziqet me të cilat aeroplanët amerikanë dhe izraelitë ende përballen mbi Iran edhe krahas informacioneve të presidentit amerikan Donald Tramp dhe ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pit Hegset se forcat e tyre kanë kontroll të plotë ndaj hapësirës ajrore iraniane. 

Aeroplani i parë, aeroplan luftarak amerikan F-15Е me dy ulëse, ishte kapur nga mbrojtja ajrore iraniane mbi territorin iranian, njoftuan përfaqësues nga të dyja vendet. 

Aeroplani i dytë, А-10 me një ulëse, ishte kapur nga zjarri iranian dhe u rrëzua në Gjirin Persik, në ujërat në Kuvajt, me çka piloti katapultoi, deklaruan dy përfaqësues amerikanë. 

Dy helikopterë “Bllekhok” të përfshirë në kërkimin pas pilotit të zhdukur ishin goditur nga forcat iraniane, por arritën ta lëshonin hapësirën ajrore iraniane. 

Gjendja dhe vendi i pilotit të aeroplanit luftarak F-15Е që kërkohej nuk ishin të njohur publikisht. 

Trampi tha për “En-Bi-Si Njuz” se rrëzimi i aeroplanit ushtarak amerikan nuk do të ndikonte në bisedimet me Iranin për t'i dhënë fund luftës. Nga ana tjetër, presidenti amerikan tha në një intervistë të shkurtër me gazetën britanike “D Independent” se nuk mund të komentonte se çfarë do të bënte Uashingtoni nëse një pilot amerikan i zhdukur në territorin iranian gjendet nga forcat lokale dhe plagoset.

Korpusi iranian i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se po kërkon zonë në afërsi të vendit në Iranin jugperëndimor ku u rrëzua aeroplani i pilotit, ndërsa autoritetet lokale premtuan shpërblim për çdonjërin që do të robërojë ose vrasë “armik”. 

Presidenti i parlamentit iranian, Mohamed Bager Galibaf, deklaroi në platformën “X” se lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit “rezultoi nga një ndryshim i regjimit në gjueti të pilotëve të tyre".

Irani u ka thënë zyrtarisht ndërmjetësve në bisedimet me SHBA-në se nuk është gati të takohet me përfaqësuesit amerikanë në kryeqytetin pakistanez Islamabad në ditët në vijim dhe se Pakistani është në bllokim në përpjekjet e tij për të lehtësuar një armëpushim, raportoi dje gazeta amerikane “Uollstrit xhurnal”.

Sipas të dhënave nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), të paktën 13 ushtarë amerikanë janë vrarë në pesë javët e konfliktit dhe mbi 300 janë plagosur. Në fillim të fushatës ushtarake amerikane – izraelite, u vra lideri suprem i Iranit, ajatollahi Ali Hamnei, të cilin e trashëgoi djali i tij Moxhtaba.

Izraeli, në mënyrë të pavarur zhvillon fushatë ushtarake paralele në Liban kundër grupit lokal shiit “Hezbollah”, i mbështetur nga Irani. fc/

Foto: Arkivi/DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR