• e premte, 25 tetor 2024

Shënohet Java Evropiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Shënohet Java Evropiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Zyrës së fondacionit "Fridrih Ebert" në Shkup sot do të shënohet Java Evropiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

 Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në shënimin e Javës Evropiane të Punës dhe Sigurisë në Punë do të mbajnë fjalim ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, kryetarja e Këshillit të SSHP-së, Jasmina Çaloska, menaxheri i programit të Fondacionit FES, Valon Sadiki, koordinatori kombëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Emil Kërstanovski, kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov dhe kryetarja e OPM-së, Vlladanka Trajkovska. 

 Në ngjarje do të ndahet Çmimi Kombëtarë për kompaninë me sistemin më të mirë të implementuar për SSHP - 2024. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR