• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Bozhinovska - Kazuja, në fokus fuqizimi i bashkëpunimit me Japoninë në sferën e energjetikës dhe minierave

Takim Bozhinovska - Kazuja, në fokus fuqizimi i bashkëpunimit me Japoninë në sferën e energjetikës dhe minierave

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska u takua me ambasadorin japonez në vend Ocuka Kazuja. 

Qëllimi i takimit, siç bëri të ditur Kabineti i ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ishte fuqizimi i bashkëpunimit me Japoninë në sferën e energjetikës, minierave dhe zhvillimit të burimeve minerale. 

Ministrja Bozhinovska ka shprehur mirënjohje për mbështetjen të cilën Japonia ia jep vendit tonë në sfera të ndryshme, duke e theksuar rëndësinë e teknologjisë dhe ekspertizës japoneze në sektorin energjetik. 

“Vendi ynë përballet me sfida në tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Bashkëpunimi me Japoninë mund të na ndihmojë që t’i arrijmë qëllimet tona për energji të qëndrueshme dhe inovacione”, ka theksuar Bozhinovska. 

Ambasadori Kazuja, e ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se Japonia është e përkushtuar në investimin në projekte të cilat do të kontribuojnë për qëndrueshmërinë energjetike të Maqedonisë. 

“Kompanitë japoneze posedojnë teknologji të avancuara dhe zgjidhje të cilat mund të ndihmojnë në zhvillimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik”, ka theksuar ambasadori japonez. fc/

 Fotografia: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR