• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sfidat e eurokomisarit të ardhshëm për zgjerim

Sfidat e eurokomisarit të ardhshëm për zgjerim

Bruksel, 9 shtator 2024 (MIA) - Perspektivat e shteteve kandidate për anëtarësim në BE, krahas përpjekjeve të veta në zbatimin e reformave dhe harmonizimin me legjislaturën evropiane, në pesë vitet e ardhshme do të varen edhe nga ajo se si Komisioni evropian dhe vendet anëtare të Unionit do të vendosin t'i qasen procesit të zgjerimit, vlerëson portali i Brukselit "Euraktiv".

Çfarë do të jenë ato perspektiva, do të mund të vërehet që në raportet për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim, që duhet të publikohen nga mesi i muajit të ardhshëm dhe në të cilët pritet të parashtrohen udhëzimet në të cilat duhet të lëvizin këto shtete në mandatin e ri të institucioneve të BE-së.

Burime diplomatike theksojnë se nuk përjashtohet që Shqipëria, de fakto t'i fillojë negociatat inkuadruese deri në fund të vitit, me çka do të ndahej nga vendi, i cili është ngujuar në rrugën evropiane nga, siç thekson "Euraktiv", "kërkesat bullgare për ndryshime të Kushtetutës dhe gjendjes së brendshme kaotike në Sofje".

Mali i Zi mund të shpresojë t'i mbyllë disa kapituj të negociatave në muajt në vijim, pasi që Qeveria e tij e re dha impuls në reformat vendore, me çka ishte një nga vendet e rralla të Ballkanit Perëndimor që realizou përparim të caktuar në rrugën evropiane.

Во рамки на грчката иницијатива за заедничка иднина на балканските земји и Европа, денеска во Солун ќе се одржи Конференција на високо ниво за европските перспективи на Западниот Балкан насло

Në raportet, pritet edhe ton pozitiv për përpjekjet e Ukrainës dhe Moldavisë, skriningjet e të cilave pritet të prëfundojnë në fillim të vitit të ardhshëm, që nuk vlen edhe për Gjeorgjinë, posaçërisht pas vendimit të Brukselit për ngrirje të takimeve të nivelit të lartë me Tbilisin dhe të ndihmës ushtarake për vendin për shkak të miratimit të kohëmëparshëm të ligjit për "ndikim të huaj", i cili sipas BE-së është përpunaur në "stilin rus". Megjithatë, gjendja mund të ndryshojë varësisht nga epilogu i zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 26 tetor, nga të cilat do të varen perspektivat e rrugës evropiane të Gjeorgjisë.

Në situatë të këtillë pritet emërimi i eurokomisarit të ri për zgjerim. Në prah të shpalljes së përbërjes përfundimtare dhe resorëve në Komisionin e ri evropian, që pritet të ndodhë të mërkurën, burime diploamtike theksojnë se portofoli i deritanishëm për politikë fqinjësore dhe zgjerim do të ndahet. Në atë mënyrë, procesit të zgjerimit do t'i jepej rëndësi më e madhe politike dhe me siguri eurokomisari i ri për këtë resor do të titullohet për "zgjerin dhe ripërtëritje të Ukrainës".

Si favorit për këët funksion, jozyrtarisht ceket letonezi Valdis Dombrovskis, i cili është nënkryetar ekzekutiv aktual i Komisionit evropian për ekonomi në interes të njerëzve dhe eurokomisar për tregti. Sipas burimeve diplomatike, zgjehdja e ish-kryeminsitrit letonez dhe eurokomisar për stabilitet financiar, shërbime financiare dhe për tregjet e kapitalit në KE-në paraprake, ra për shkak të "shkathtësive të tij teknokratike, durimit dhe mbështetjes së fuqishme të Letonisë ndaj fqinjësisë lindore të BE-së". Plotësisht, përvoja e tij e konsiderueshme ekonomike mund të ndihmojë për tejkalimin e problemeve me ripërtëritjen e Ukrainës, që pritet të jetë detyrë komplekse në vitet në vijim.

Според него, ЕК ја испитува усогласеноста на проектот со европската енергетска политика и посочи дека ЕУ ќе направи се за спречи Русија да користи природен гас како оружје.

Pas agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, përfaqëqsues të lartë të BE-së disa herë kanë cekur se situata aktuale gjeopolitike e imponon domosdoshmërinë për përshpejtim të zgjerimit, i cili praktikisht ishte ndalur gjatë mandatit të Eurokomisionit të kryesuar nga Zhan-Klod Junker prej vitit 2014 deri në vitin 2019, që rezultoi me pothuajse një dekadë stagnim të procesit inkuadrues.

Krahas vetë procesit inkuadrues me vendet kandidate për anëtarësim, BE-ja në pesë vitet e ardhshme do të duhet të përballet me sfidën si t'i harmonizojë ambiciet e veta me realitetin e zgjerimit dhe prnaimin e anëtareve të reja.

Vetë procesi i zgjerimit do të ketë ndikim edhe ndaj negociatave për Kornizën e ardhshme shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2028-2034, periudhë në të cilën pritet pranimi i anëtareve të reja, si dhe mbi debatet për reforma politike të bllokur në mënyrë që ai, në perspektivë të mund të funksionojë me potencialisht së paku 35 anëtare. Mu kjo perspektivë mund ta inicojë debatin për ndryshim radikal të mënyrës në të cilën funksionon tani Bashkimi Evropian", përfundon Euraktiv. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR