• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sezhurne pas takimit me Netanjahun: Lufta në Gazë duhet menjëherë të ndërpritet

Sezhurne pas takimit me Netanjahun: Lufta në Gazë duhet menjëherë të ndërpritet

 Jerusalem, 5 shkurt 2024 (MIA)  - Shefi i diplomacisë franceze, Stefan Sezhurne, sot në Jerusalem, pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi  se asgjë nuk mund të justifikojë tragjedinë në të cilën është ekspozuar populli palestinez në Rripin e Gazës tashmë katër muaj dhe se lufta duhet menjëherë të ndalet.

"Tajms of Izrael" raporton se Sezhurne ka theksuar se në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duhet të vendoset një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm në Rripin e Gazës dhe se enklava duhet të marrë më shumë ndihmë humanitare. 

 Shefi i diplomacisë franceze bëri thirrje që të arrihet një zgjidhje politike për krijimin e dy shteteve që do të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit, ndërsa në këtë rast të sigurohen garanci të  sigurisë për Izraelin.

Sezhrune theksoi edhe  se  duhet të ndalohet dhuna e kolonëve hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

"Gjithashtu, duhet të parandalojmë çdo rrezik të përshkallëzimit në Bregun Perëndimor", tha ministri në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin izraelit. 

 Sipas tij, në asnjë rast nuk duhet të ketë shpërngulje të palestinezëve, as nga Rripi i Gazës, as nga Bregu Perëndimor.

Sezhurne dje e ka filluar turneun e tij nëpër vendet e Lindjes së Mesme, fillimisht me vizitën në Egjipt. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR