• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sezhurne: 150.000 ushtarë rusë e humbën jetën në luftën në Ukrainë

Sezhurne: 150.000 ushtarë rusë e humbën jetën në luftën në Ukrainë

Paris, 3 maj 2024 (MIA) - Rreth 150.000 ushtarë rusë e humbën jetën prej fillimit të invazionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, sipas vlerësimeve të Francës. Këtë e deklaroi ministsri francez i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurn në intervistë për gazetën ruse "Novaja gazeta".

"Disfata ushtarake ruse tashmë është fakt. I vlerësojmë në 500.000 humbjet ushtarake ruse, përfshirë edhe 150.000 të vdekur. Përse e tërë kjo? Përgjigja është në dy fjalë: për asgjë", htoi Sezhurne.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në shkurt tha se Rusia ka humbur 180.000 ushtarë. Britania e Madhe vlerëson se rreth 450.000 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në Ukrainë.

Moska nuk kumtoi kurfarë informata për viktima në radhët e saj. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR