Seuli pohon se Koreja e Veriut ka lansuar disa raketa kryqëzuese nga bregu i saj lindor
- Koreja e Veriut sot lansoi disa raketa kryqëzuese nga lokacioni i bregut të saj lindor, në kohën kur Koreja Jugore fqinje po mban manovra të përbashkëta ushtarake me forcat amerikane, kumtoi komanda ushtarake e Koresë së Jugut.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:55, 22 mars, 2023
Seul, 22 mars 2023 (MIA) - Koreja e Veriut sot lansoi disa raketa kryqëzuese nga lokacioni i bregut të saj lindor, në kohën kur Koreja Jugore fqinje po mban manovra të përbashkëta ushtarake me forcat amerikane, kumtoi komanda ushtarake e Koresë së Jugut.
Mediumet britnaike theksojnë se raketat janë lansuar rreth orës 10:15 sipas kohës lokale nga provinca verikoreane Hamxhongu Jugor, ceket në kumteësn e komandës ushtarake jugkoreane.
Lansimi i sotëm provues i projektilëve vjen vetëm tre ditë pasi që Pheniani zyrtar lansoi raketë balistike me rreze të shkurtë veprimi drejt detit, gjithashtu nga bregu i saj lindor.
Autoritetet në Phenian gjatë kohë i kundërshtojnë manovrat ushtarake jugkoreano-amerikane, duke pohuar se po përgatiten për invazion të Koresë së Veriut dhe kundërpërgjigjen me lansime provuese të projektilëve në det gjatë stërvitjeve të palës rivale.
Koreja e Jugut dhe SHBA-ja i hedhin poshtë akuzat e Koresë së Veriut dhe thonë se stërvitjet e tyre ushtarake janë të karakterit mbrojtës. ab/