• e premte, 08 nëntor 2024

Seuli njoftoi se Pheniani ka lëshuar disa raketa balistike

Seuli njoftoi se Pheniani ka lëshuar disa raketa balistike

Seul, 5 nëntor 2024 (MIA) - Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, i njohur edhe si Deti i Japonisë, njoftoi sot ushtria koreanojugore.

Koreja e Veriut i lëshoi raketat rreth orës 07:30 (e hënë 22:30 sipas Griniçit), nga provinca perëndimore Hvanghae Veriore, njoftuan mediat koreanojugore, duke cituar Shtatmadhorinë në Seul.

Shtatmadhoria së pari nuk e saktësoi numrin e projektilëve të lëshuar.

Zyra e kryeministrit japonez gjithashtu dërgoi paralajmërim për "lëshim të dyshimtë të raketës balistike".

Lëshimi vjen më pak se një javë pasi Pnehiani testoi, atë që pretendon se është një lloj i ri rakete balistike interkontinentale (ICBM), me "aftësi sulmuese ultra të fuqishme).

Rezolutat e KB-së i ndalojnë Koresë së Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje. Projektilët e tillë mund të pajisen me një kokë bërthamore.

Tensionet u rritën në Gadishullin korean pasi Pheniani dukshëm zgjeroi testet raketore në dy vitet e fundit, njëkohësisht duke ashpërsuar retorikën e saj kundër SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Koreja e Veriut, gjithashtu e përforcoi bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë, me ç'rast SHBA vlerëson se rreth 12.000 ushtarë koreanoverior janë në Rusi. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR