• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sesioni plenar i tetorit i Parlamentit Evropian në Strasburg

Sesioni plenar i tetorit i Parlamentit Evropian në Strasburg

Bruksel, 2 tetor 2023 (MIA) - Prej sot e deri të premten në Strasburg do të mbahet sesioni plenar i tetorit i Parlamentit Evropian, në rend dite të të cilit, mes tjerash, janë shqyrtimi i ligjit për lirinë e mediave dhe direktivës për mbrojtje nga shantazhet ekonomike, si dhe debate për azilin dhe emigracionin, ngjarjet në Nagorno Karabah dhe marrëdhëniet tregtare të BE-së me Kinën. 

Debati për direktivën për mbrojtje të BE-së nga shantazhet ekonomike, e cila duhet të përfaqësojë mjet të ri tregtar i cili do t'i mundësojë Unionit që të përgjigjet me kundërmasa, nëse ai në tërësi ose ndonjëri nga vendet e saja anëtare gjendet në goditje të shantazhit ekonomik nga shteti që nuk është anëtar i bllokut, është paraparë për sot, ndërsa votimi për këtë do të mbahet gjatë ditës së nesërme.

Për nesër është paraparë që eurodeputetët të debatojnë dhe të votojnë për Ligjin për liri të mediave, i cili ka për qëllim që t'i mbrojë mediat nga përzierja dhe t'i bëjë më transparentë dhe më të pavarur, si dhe për revizion të buxhetit afatgjat të BE-së, lidhur me mjetet e dedikuara për ndihmë të Ukrainës. Në atë kontekst, të enjtjen komitetetet për buxhet dhe të punëve të jashtme do të duhet të deklarohen për krijimin e mekanizmit dedikues për mbështetje, rindërtim dhe modernizim të Ukrainës për periudhën  2024-2027 në vlerë prej 50 miliardë euro.

Gjatë debatit të nesërm të pasdites anëtarë të Komisionit Evropian do të përgjigjen në pyetje lidhur me marrëdhëniet tregtare mes BE-së dhe Kinës, pas paralajmërimit të kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen për ngritje të hetimit të ri për subvencionet shtetërore kineze për prodhuesit e veturave elektrike në vend. 

Të njëjtën ditë në rend dite është edhe debati për situatën në Nagorno Karabah, pas operacionit të fundit ushtarak me të cilin Azerbajxhani e mori kontrollin ndaj këtij rajoni malor separatist të banuar gati plotësisht me armenë. Është paraparë që të enjtjen eurodeputetët të votojnë për miratimin e rezolutës për Nagorno Karabahun, në përmbajtje të të cilës do të përfshihen edhe disa pjesë të dala nga debati. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR