• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sesioni i shtatorit i Parlamentit Evropian

Sesioni i shtatorit i Parlamentit Evropian

Bruksel, 16 shtator 2024 (MIA) - Prej sot e deri të enjten në Strasburg do të mbahet sesion plenar i Parlamentit Evropian në të cilin ngjarje qendrore do të jetë debati i eurodeputetëve me kryeministrin hungarez Viktor Orban, kushtuar kryesimit të Hungarisë me BE-në.

Përveç sesionit plenar, për nesër në Strasburg është paraparë që kryetarja e Komisionit Evropian ta prezantojë propozim-përbërjen e KE-së re dhe shpërndarjes së dikastereve mes eurokomisarëve para anëtarëve të Konferencës parlamentare të presidentëve, të cilën e përbëjnë kryetarja e PE-së, Roberta Mecolla dhe njerëzit e parë të grupeve parlamentare. 

Mbledhja do të fillojë vonë pasdite me debate për Dialogun strategjik për të ardhmen e bujqësisë në BE, për problemet me emigrimin ilegal dhe për paraqitjen e antisemitizmit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të motivuara nga urrejtja në Evropë.

Sesioni i PE-së nesër do të vazhdojë me një debat të eurodeputetëve me përfaqësues të Komisionit Evropian kushtuar zhvillimeve më të fundit të ngjarjeve në Ukrainë. Nga ky debat duhet të rezultojë një rezolutë në të cilën eurodeputetët pritet t'u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Votimi për këtë Propozim-Rezolutë është caktuar për të enjten.

Pas kësaj para deputetëve do të flasë edhe ish kryeministri italian dhe ish kryetar i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi, i cili në sesionin plenar do ta prezantojë Planin e tij për fuqizim të konkurrencës së BE-së, pas çka do të mbahet debat për dokumentin. 

Pasdite sesioni do të vazhdojë me diskutime për situatën në Rripin e Gazës dhe Lindjen e Afërt, për ngjarjet në Venezuelë, për situatën në Unionin Energjetik Evropian, si dhe për rezultatet nga konferenca e ministrave të G20 në Rio de Zhanejro, si dhe për luftën kundër jobarazisë. 

Të mërkurën, pas debatit me Orban për programin e presidencës hungareze të Këshillit të BE-së në gjashtëmujorin e dytë të vitit, eurodeputetët do të debatojnë me përfaqësuesit e KE-së dhe Këshillit Evropian për rregullat e Hungarisë për dhënien e lejeve të qëndrimit për të huajt, duke përfshirë shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë, për të cilat disa anëtarë të PE shprehën "shqetësime për rreziqet e mundshme të sigurisë në zonën Shengen".

Në vijim do të zhvillohet debat tematik për rreziqet e krimit të organizuar për sigurinë e Unionit dhe qytetarëve të tij, pas së cilës Këshilli i BE-së do të paraqesë para deputetëve qëndrimin e tij për propozim buxhetin e bllokut për vitin 2025. Eurodeputetët duhet të përcaktojnë qëndrimin e tyre në lidhje me kornizën e propozuar buxhetore në tetor, pas së cilës do të vijojnë bisedimet ndërmjet PE-së dhe Këshillit të BE-së për harmonizimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Sesioni i pasdites të mërkurën do të vazhdojë me debate për përgjigjen e BE-së për paraqitjen e lisë së majmunëve, për rastet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe parimeve të demokracisë dhe sundimit të drejtësisë, për pozitën e përkeqësuar të grave në Afganistan pas miratimit të fundit të Ligjit për promovim të virtytit dhe parandalim të veseve, si dhe për situatën e të burgosurve politikë në Bjellorusi. 

Të enjten, në ditën e fundit të seancës parlamentare, eurodeputetët do të debatojnë për pasojat e thatësirës dhe kushteve ekstreme të motit në bashkësitë lokale dhe bujqësinë e BE-së, vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së lidhur me pagesën e taksave nga gjigandi amerikan i teknologjisë “Ejpëll”, si dhe për rrezikun e ndjekjes penale të luftëtarëve të mbrojtjes së mjedisit dhe informatorëve të mjedisit dhe nevojës për mbrojtjen e tyre.

Në sesionin e së enjtes përveç për Rezolutën e Ukrainës, eurodeputetët do të votojnë edhe për Propozim-rezolutën në Venezuelë, që duhet të dalë nga debati i së martës, si dhe për Marrëveshjen mes BE-së dhe SHBA-së për lansimin e satelitëve nga sistemi evropian i navigimeve Galeleo nga territori amerikan.

Gjithashtu, në konferencë për media në Parlamentin Evropian në Strasburg të mërkurën pasdite do të publikohen edhe pesë filmat e nominuar për Çmimin LUKS të Akademisë Evropiane të Filmit për vitin 2025. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR