Sesioni i fundit i Parlamentit evropian para zgjedhjeve evropiane, në mesin e temave është edhe Mekanizmi për rritjen e Ballkanit Perëndimor
- Zhvillimet më të reja në Lindjen e Afërt, situata në Ukrainë dhe mbështetja evropiane për vendin, ndryshimet në rregullat e Politikës së përbashkët bujqësore, akuzat për përpjekje për të përhapur ndikimin rus në institucionet e BE-së, do të jenë ndër temat kryesore që do të diskutohen në seancën e fundit plenare të Parlamentit evropian para zgjedhjeve për eurodeputetë të rinj, që do të mbahen nga sot deri të enjten në Strasburg.
- Post By Fami Bajrami
- 08:52, 22 prill, 2024
Bruksel, 22 prill 2024 (MIA) - Zhvillimet më të reja në Lindjen e Afërt, situata në Ukrainë dhe mbështetja evropiane për vendin, ndryshimet në rregullat e Politikës së përbashkët bujqësore, akuzat për përpjekje për të përhapur ndikimin rus në institucionet e BE-së, do të jenë ndër temat kryesore që do të diskutohen në seancën e fundit plenare të Parlamentit evropian para zgjedhjeve për eurodeputetë të rinj, që do të mbahen nga sot deri të enjten në Strasburg.
Ashtu siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në kuadër të takimit për nesër është paraparë debati i eurodeputetëve për Projekt-rregulloren për krijimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, si instrument për zbatimin e Planit të rritjes për rajonin. Votimi mbi legjislacionin është caktuar për të mërkurën.
Seanca do të fillojë pasditen e sotme me debatin për disa rregullore ligjore, mes të cilëve dhe për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të tij, si dhe ndalimin e shitjes në BE të mallrave të prodhuara me punë të detyruar. Votimi për të dy ligjet është caktuar për nesër.
Nesër eurodeputetët duhet të debatojnë rregulloren për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vendosjen e Kartës Evropiane për personat me aftësi të kufizuara, për të cilat ligjet do të shpallen të mërkurën. Në të njëjtën ditë, Parlamenti evropian do të deklarohet për rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave, pas së cilës paraprakisht do të zhvillohet një debat.
Deputetët evropianë të mërkurën, mes të tjerëve, do të votojnë për thjeshtimin e disa rregullave nga Politika e Përbashkët Bujqësore dhe për ligjet për mbetjet e paketimit, për cilësinë e ajrit të ambientit në Evropë, për analizat e thelluara për kompanitë, për shkeljet e këmbimit mbikufitar dhe informacionet për shkeljet e trafikut, si dhe për krijimin e një hapësire evropiane për të dhënat shëndetësore.
Votimi për Rezolutën që duhet të rezultojë nga ky debat është caktuar për të enjten.
Pas debatit për Lindjen e Mesme, të mërkurën do të ketë një debat për “përpjekjet e ekstremit të djathtë dhe konservator për të shkatërruar Marrëveshjen e Gjelbër”, si dhe për Projekt- direktivat për të luftuar pastrimin e parave.
Pas debatit për Lindjen e Afërt, të mërkurën do të ketë një debat për 2përpjekjet e ekstremit të djathtë dhe konservatorëve për të shkatërruar Marrëveshjen e Gjelbër", si dhe për Projekt-direktivat për të luftuar pastrimin e parave.
Në kuadër të mbledhjes së kësaj jave të Parlamentit Evropian për të mërkurën është caktuar një seancë solemne kushtuar 20 vjetorit të zgjerimit më të madh të BE-së në vitin 2004.
Fotо: МIА arkivi