• e enjte, 26 dhjetor 2024

Serbia ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të KS-së të KB-së për shkak të situatës në Kosovë

Serbia ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të KS-së të KB-së për shkak të situatës në Kosovë

 Nju-Jork, 5 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadori i Serbisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara (KB), Nemanja Stevanoviq, ka dorëzuar kërkesë nga Serbia për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të KB-së për shkak të situatës në Kosovë.

Seancë e Këshillit të Sigurimit të KB-së kërkohet për shkak të situatës në Kosovë dhe tensioneve të reja të shkaktuara nga vendimi i Prishtinës për heqjen e dinarit serb në pagesa dhe tregti, që Beogradi e sheh si një vendim të paligjshëm dhe një përpjekje për spastrimin e plotë etnik të këtyre hapësirave.

 Siç theksohet në letër, e cila së bashku me kërkesën  do t'u dërgohet  të gjithë përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së dhe presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB-së, përfshirë Rusinë dhe Kinën, "situata është në kundërshtim të ashpër me Kartën e KB-së dhe Rezolutën 244 dhe është e një natyre të tillë që kërkon mbajtjen e një seance  të posaçme të Këshillit të Sigurimit".

 

QËNDRONI TË LIDHUR