• e shtunë, 23 nëntor 2024

Serbia - e vetmja kandidate për anëtarësim që nuk është harmonizuar me vendimet e politikës së jashtme të Këshillit të BE-së

Serbia - e vetmja kandidate për anëtarësim që nuk është harmonizuar me vendimet e politikës së jashtme të Këshillit të BE-së

Beograd, 8 prill 2024 (MIA) - Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor që nuk është harmonizuar me dy vendimet e reja të politikës së jashtme të Këshillit të BE-së të miratuara për shkak të Ukrainës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Siç kumtoi sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell, më 12 mars 2024, Këshilli i BE-së e miratoi Vendimin për vazhdimin e masave kufizuese ndaj individëve dhe subjekteve për cenimin e integritetit territorial dhe sovranitetit dhe pavarësisë të Ukrainës për gjashtë muaj të tjerë, deri më 15 shtator 2024.

Serbia, gjithashtu, siç transmetoi Beta, nuk është pajtuar me vendimin e Këshillit të miratuar më 22 mars 2024 për përfshirjen e 33 personave fizikë dhe dy subjekteve në listën e personave juridikë dhe fizikë për të cilët janë vendosur masa kufizuese për shkak të shkeljeve dhe abuzimeve masive të të drejtave të njeriut.

Me dy vendimet e reja të Këshillit të BE-së, të gjitha vendet kandidate për në BE nga Ballkani Perëndimor, përveç Serbia - Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina - janë pajtuar, duke siguruar që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë, ndërsa BE-ja e vëren këtë angazhim dhe e mirëpret atë", theksohet në kumtesën. ls/

foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR