• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Senati amerikan nuk u pajtua që Dejvid Kostellançik të jetë ambasador në Shqipëri

Senati amerikan nuk u pajtua që Dejvid Kostellançik të jetë ambasador në Shqipëri

Tiranë, 4 janar 2024 (MIA) - Senati amerikan nuk e miratoi emërimin e Dejvid Xh. Kostellançik për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, njoftoi euronews.al.

Senati ka kërkuar nga presidenti amerikan Xho Bajden të propozojë kandidat të ri për këtë funksion. 

Bajdeni në fund të janarit të vitit të kaluar e nominoi diplomatin me karrierë Kostellançik si ambasador në Shqipëri, i cili shërbeu në ambasadën amerikane në Shqipëri në vitet e hershme të 90-ta, në zyrën politike. 

Ai punon si këshilltar për politikë të jashtme të shefit të Shtatmadhorisë së SHBA-së, gjeneral Mark Milli. Më parë ishte zëvendësshef i misionit dhe dy vite ushtrues detyre në ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. 

Ai ishte drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe zbatimit të ligjit. Ai ka qenë dy herë pjesë e Ambasadës Amerikane në Moskë, si dhe ka shërbyer në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostellançik, me origjinë nga shteti Ilinois, ka diplomuar në Universitetin Nortuestern në këtë shtet. Ai, gjithashtu, ka dy diploma masteri nga Kolexhi Ushtarak Kombëtar dhe Universiteti në Miçigen. Flet gjuhën ruse, hungareze, shqiptare dhe turke. 

Kostelançin duhej të zëvendësonte ambasadoren Juri Kim, e cila u largua nga Shqipëria para përfundimit të mandatit të saj, pasi u emërua zëvendës ndihmëse e sekretares kryesore për çështjet evropiane, që është funskioni më i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit pas sekretarit shtetëror. fc/

Fotografia: Ambasada e SHBA-së në Tiranë

QËNDRONI TË LIDHUR