• e enjte, 26 dhjetor 2024

Senati amerikan miratoi projekt-ligj, me të cilin miratohen 886 miliardë dollarë për harxhime në sferën e mbrojtjes

Senati amerikan miratoi projekt-ligj, me të cilin miratohen 886 miliardë dollarë për harxhime në sferën e mbrojtjes

Uashington, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Senati amerikan e miratoi projekt-ligjin për politikë mbrojtëse, me të cilin miratohen 886 miliardë dollarë rekord harxhime ushtarake vjetore, me përkrahje të fuqishme edhe nga demokratët edhe nga republikanët. Kjo shumë është për tre për qind më e lartë se vitin e kaluar.

Legjislatura miraton gjithçka, nga rritja e pagave të personelit ushtarak, që këtë vit do të jetë 5,2 për qind, e deri në blerjen e anijeve, municionit dhe aeroplanëve, si dhe politika, siç janë masa për ndihmë të Ukrainës dhe kundërshtimin e Kinës në rajonin indo-pacifik.

"Teksti do të sigurojë që Amerika të mund të mbajë linjen kundër Rusisë, fuqimisht të qëndrojë kundër Partisë Komuniste kineze dhe të sigurojë që ushtria amerikane të qëndrojë në nivelin bashkëkohor në çdo kohë në botë", tha lideri i shumicës në Senat, Çak Shumer para votimit.

Senati e miratoi ligjin me 87 vota "për" dhe 13 "kundër". Pritet që Dhoma përfaqësuese ta miratojë më vonë këtë javë dhe ta dërgojë deri te Shtëpia e Bardhë, për nënshkrim nga presidenti Xho Bajden. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR