• e enjte, 26 dhjetor 2024

Senati amerikan ka propozuar propozim ligj për sigurinë e kufijve dhe sigurimin e ndihmave për Ukrainën dhe Izraelin

Senati amerikan ka propozuar propozim ligj për sigurinë e kufijve dhe sigurimin e ndihmave për Ukrainën dhe Izraelin

Uashington, 5 shkurt 2024 (MIA) - Senati amerikan sot publikoi një projekt-ligj dypartiak për sigurinë kufitare dhe sigurimin e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin, me vlerë të përgjithshme prej 118 miliardë dollarë.

Krahas 20,23 miliardë dollarë, të dedikuara për sigurinë kufitare, propozim ligji përfshin 60,06 miliardë dollarë për përkrahje të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, 14,1 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Izraelin, 2,44 miliardë dollarë për Komandën qendrore të SHBA-së dhe konfliktin në Detin e Kuq dhe 4,83 miliardë dollarë për partnerët amerikanë në Indo-Paqësor, sipas numrave të publikuara nga senatori Peti Marej.

Gjithsej 10 miliardë dollarë shtesë janë dedikuar për ndihmë humanitare për civilët në Gazë, Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Ukrainë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Çak Shumer, tha se do të ndërmarrë hapa për votim fillestar për ligjin të mërkurën, ndërsa senatori i pavarur Kirsten Sinema tha se ligji do të sigurojë kufirin jugor të SHBA-së.

Presidenti amerikan Xhozef Bajden kërkoi nga Kongresi në tetor të sigurojë mjete shtesë për ndihmë të Ukrainës, Izraelin dhe Tajvanin, por republikanët në Kongres kanë bllokuar atë inciativë dhe kërkuan që këto mjete të miratohen së bashku me një ndryshim në politikën e imigracionit.

Patrulla kufitare e SHBA-së ka arrestuar rreth dy milionë emigrantë në kufi në vitin 2023. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR