• e enjte, 26 dhjetor 2024

Senati amerikan e ka miratuar vazhdimin e programit për përgjim elektronik dhe telefonik jashtë vendit

Senati amerikan e ka miratuar vazhdimin e programit për përgjim elektronik dhe telefonik jashtë vendit

Uashington, 20 prill 2024 (MIA) - Senati amerikan sot e ka miratuar vazhdimin e programit të huaj të përgjimit elektronik dhe telefonik që përdoret nga shërbimet e inteligjencës amerikane, por ai është kritikuar nga organizatat që mbrojnë privatësinë dhe lirinë.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti zgjerimin e programit, "një nga mjetet më të rëndësishme të mbledhjes së informacioneve të inteligjencës në SHBA" dhe paralajmëroi se presidenti Xhozef Bajden do të nënshkruante shpejt ligj për këtë.

Çështja është neni 702 i Aktit të mbikqyrjes së huaj, i cili lejon agjencitë e inteligjencës amerikane të kryejnë programe të mbikqyrjes elektronike ose telefonike pa kërkuar urdhër gjykate.

Programi synon në mënyrë specifike jo-amerikanët jashtë vendit dhe mbikëqyrja me e-mail është e mundur.

Organizatat që mbrojnë privatësinë dhe lirinë e dënojnë me forcë tekstin.

Legjislacioni për këtë qëllim u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve një javë më parë, por vlefshmëria e tij e vazhdueshme ka qenë objekt debatesh të ashpra. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR