• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Senati amerikan e bllokoi projekt-ligjin për ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin

Senati amerikan e bllokoi projekt-ligjin për ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin

 Uashington, 21 nëntor 2024 (MIA) - Senati amerikan e hodhi poshtë propozim-ligjin për pezullimin e shitjes së armëve për Izraelin, e cila u ngrit për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut të palestinezëve në Gazë.

Shtatëdhjetë e nëntë prej 100 senatorëve votuan "kundër" rezolutës me të cilën do të pezullohej shitja e municioneve antitank për Izraelin, ndërsa 18 senatorë votuan "pro", dhe një abstenoi, njoftuan mediat britanike. 

 Të gjitha votat "për" erdhën nga demokratët, ndërsa "kundër" edhe nga demokratët dhe nga republikanët.

Nëse projekt-ligji do të miratohej, ai do të përfaqësonte një kthesë të madhe në mbështetjen prej dekadash që Kongresi Amerikan i ka dhënë Izraelit, i cili ka qenë përfituesi më i madh i ndihmës ushtarake amerikane prej vitesh. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR