• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sekuestrohen mbi 2.000 kilogramë kokainë në vlerë prej 157 milionë eurove në Irlandë

Sekuestrohen mbi 2.000 kilogramë kokainë në vlerë prej 157 milionë eurove në Irlandë

Dublin, 27 shtator 2023 (MIA) - Gjithsej 2.253 kilogramë kokainë e dyshuar me çmim rruge prej 157 milionë eurove (166 milionë dollarë) janë sekuestruar nga një anije transportuese panameze me origjinë nga Amerika Jugore në afërsi të bregut juglindor të Irlandës, pasi që njësiti elitar irlandez i armatës ka zbatuar një operacion të madh.

Duke folur në brifingun për mediuar në Dublin sot, një anëtar i lartë i shërbimit policor irlandez tha se ky është sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e shtetit.

Inspektorët besojnë se jo e gjithë droga ka qenë e dedikuar për Irlandën. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR